Infektologu Izet Sadiku thotë se vaksina duhet marr pa asnjë dilemë

0
80

Dr. Izet Sadiku, u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive dhe infektolog i ftuar në emisionin Oxygen ka treguar për vitin sfidues pas rastit të parë me Covid-19 në Kosovë dhe situatën aktuale në QKUK e spitalet në vend.

Infektologu, Izet Sadiku tregon kur ishin rastet e para me COVID-19 në Kosovë

“Tash një vit, me 13 mars u konfirmua rasti i parë, por me gjasë kanë qenë më herët rastet e para nga personat prej vendeve jashtë Kosovës. Kishte shumë panik dhe ishim konfuz, ndikonin edhe opinionet. Kur familjarët ishin në gjendje të detyronin për trajtim anëtarët tregon panikën që ka qenë. Pas rastit të parë janë trajtuar 3 mijë raste në Infektivë dhe 20 mijë që kanë ardhur me dyshime se janë të infektuar. Secili infektolog ka trajtuar mbi 1 mijë raste me Covid-19.” thotë Sadiku

Sipas Sadikut ka njerëz që janë kthyer prej Evropës në Kosovë sepse nuk ka kufizime

“Kjo periudhë ka pasur edhe anë pozitive, sepse mjekët kanë pasur mundësi me e dëshmu betimin e Hipokratit sepse kishte dyshime për këtë gjë. Infermierët kanë rolin e njejtë si të mjekut sepse është vazhdimisht me pacientin dhe i vëren ndryshimet në gjendjen shëndetësore. Evropa ka qenë më e përgatitur se ne në çdo gjë dhe ka pasur kufizime, kurse ne jo dhe ky është shkaku për rritjen e rasteve. Ne si mjekë në Kosovë i kemi përcjell mesazhet nga institucionet kredibile në botë, të sakta për qytetarët. Ky vit është vit i vaksinimit dhe ne duhet t’i japim hapësirë vaksinimit.” thotë Sadiku

Infektologu thotë se vaksina duhet marr pa asnjë dilemë

“Unë jam vaksinuar. Kam marrë dozën e parë të vaksinës sepse kam antitrupa për shkak se e kam kaluar Covid-19. Kam imunitet por ende egziston dilema se kur duhet marrë vaksina, vaksina nuk shkakton problem aspak. Personeli shëndetësor ka dalë vullnetar të vaksinohet të u dëshmoj qytetarëve se është efikase edhe nëse e keni kaluar Covid-19. Unë nuk kam ndonjë shenjë të përkeqësimit dhe vaksina duhet marr pa asnjë dilemë sepse është arritja më e madhe në fushën e mjekësisë.” thotë Sadiku

Sadiku thotë se Covid-19 ka dëshmuar se shëndetësia në Kosovë është më e mirë se në Maqedoni e kudo

“Ne kemi pak mjek, kemi vetëm 40 infektolog dhe është numër i vogël për trajtimin e gjithë sëmundjeve dhe të përcjellim informacioneve të reja në bota. Përkundër gjitha këtyre gjërave ne kemi arritur të shkruajmë udhërryfyesin se si të trajtohet Covid-19, një udhërrëfyes për trajtim e plazmës së personave që e kanë kaluar Covid-19, gjë e cila nuk i bën aspak dëm pacientët vetëm mund t’i ndihmoj pacientit. Pandemia Covid-19 ka arritut të tregoj se niveli i shëndetësisë në Kosovë është më i mirë se në Maqedoni e kudo” thotë Sadiku

Infektologu i QKUK-së thotë se shteti ka kontribuar pak në shëndetësi

“Shteti ka investuar shumë pak në shëndetësi. Ne kemi qenë në situatë të veshtirë politike dhe përkundër gjithë këtyre ndërrimeve, institucionet të gjitha kanë punuar sepse kemi qenë  në situatë të jashtëzakonshme. Shpërblimi më i madh ka qenë respekti i qytetarëve për ne. Kontributi më i madh në këtë fazë është me i qëndru afër pacientit. Unë mendoj që deri tani në Kosovë janë infektuar 30 ose 40% e popullësisë.”

Kush do të ketë përparësi në vaksinim sipas Sadikut?

“Vaksina të cilën e kam bërë unë është efektive pas javës së 3-të. 2 javët e para pas vaksinimit je i barabartë me dikë që nuk është vaksinuar. Së pari duhen vaksinuar personeli shëndetësor, qytetarët mbi 80 vjeç, pastaj qytetarët mbi moshën 65 vjeçare dhe qytetarët me sëmundje kronike e kështu me rradhë. Covid-19 nuk dallon shumë me simptomat e gripit të zakonshëm. Këtë vit nuk kemi pasur grip sepse masat mbrojtëse ndaj Covid-19 kanë ndikuar që të mbrohemi edhe nga gripi.” thotë Sadiku

Sadiku tregon rastin kur pacienti e ka sulmu mjekun dhe mjeku ka vazhduar punën ashtu i përgjakur

“Kjo periudhë është më e vështira që të menaxhohet nga stafi shëndetësor.Ka pasur raste kur pacienti e ka sulmuar pacienti, edhe në ato raste mjeku e ka vazhduar punën ashtu i përgjakur, duke ndihmuar po atë pacient. E ka thy hundën si pasojë e atij sulmi, por është kthyer përsëri në detyrë me lëndime sepse nuk ka pasur zëvëndësim.” shton infektologu Izet Sadiku për fund./oxygenpress.info