Imunologu Hakif Hoxha: Kosova të luftojë COVID-19 me plazmën e gjakut të të shëruarve, shumë shtete po e aplikojnë këtë metodë

Imunologu Hakif Hoxha thotë se luftimi i viruseve përmes metodës së plazmës së gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar virusit.

Hoxha thotë se në shumë vende të botës tashmë ka filluar të përdoret metoda me plazmë të gjakut dhe sipas tij ka pasur sukses.

“Nuk është metodë spektakolare që do të shëroj pacientët menjëherë por është metodë që jep shanca pacientit të jetojë”, tha ai.

Imunologu thotë se tashmë kjo metodë është aplikuar në Kinë, Francë, SHBA dhe sipas tij edhe në Serbi është aplikuar më shumë pompozitet.

Hoxha thotë se kjo metodë është zbatuar edhe në Kosovë në vitin 1972 me sëmundjen e Variola Verës.

Imonologu thotë se nëse kjo metodë do të ishte e dështuar në SHBA nuk do të bëhej trajtimi i mbi 20 mijë pacientëve me plazma.

Hoxha thotë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që edhe në Kosovë të praktikohet metoda e trajtimit me plazmë të gjakut të personave që e kanë pasur virusin.

“Ka kaluar shumë kohë por më mirë vonë se hiq”, shtoi imunologu.

“Testet stereologjike që po aplikon komuna e Prishtinës do të ndihmonin shumë në këtë drejtim”.

Mjeku thotë se te secili person që paraqitet virusi patjetër se do të zhvillohen antitrupthat.

“Sasia e antitrupave është shumë e lartë muajin e parë pas shërimit por gradualisht bie me kalimin e kohës. Por megjithatë mbetet “memoria” për sëmundjen. Aty mbeten disa limfocite që kanë memorie dhe nëse biem përsëri në kontakt me virusin ne mund të kemi një infeksion të lehtë por sëmundja nuk mund të jetë aq e fuqishme”.

Megjithatë Hoxha se kjo nuk është matematikë e prerë dhe mund të ketë raste përjashtuese./Telegrafi