Ilire Vinca e Luan Jaha, aktorët më të mirë në Talia e Flakës 2019

Ilire Vinca dhe Luan Jaha, janë shpërblyer me çmimet aktorja më e mire dhe aktori më i mirë në edicionin e fundit të Festivalit të Teatrove Mbarëkombëtar “Talia e Flakës”, që është mbajtur së fundi në Gjilan, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional Flaka e Janarit.

Ilire Vinca është shpërblyer për rolin e saj në shfaqjen “Hipokritët ose pacienti anglez”, me regji të Agon Myftarit dhe Blerta Nezirajt, kurse Luan Jaha është nderuar me çmimin aktori më i mirë për shfaqjen “I ligu për mend”, me regji të Altin Bashës.

Këto çmime janë ndarë nga juria profesionale në përbërje të: Hazir Haziri – aktor.

Auritë Agushi – aktore dhe Musbajdin Qamili – aktor. Ilire Vinca dhe Luan Jaha janë aktorë super të rryer në fushën e teatrit dhe atë të kinematografisë, të cilët përgjatë karrierës së tyre numërojnë dhjetëra role, ku për punën e tyre janë shpërblyer si brenda ashtu edhe jashtë vendit./Kult/OxygenPress.info