IKSHPK: Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar

0
49

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe të mbajnë maskat. Gjithashtu ata kanë kërkuar që të bëhet larja e duarve disa herë në ditë nga 20 deri në 30 sekonda.

IKSHPK me anë të një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Instituti ka thënë se ditëve të fundit janë regjistruar shumë raste fatale, ku pjesa më e madhe kanë qenë të moshuar, kështu ata kanë kërkuar kujdes në mënyrë që të ruhen të moshuarit dhe sëmurët kronik.

Të nderuar qytetarë!Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!Lani duart me kujdes disa herë në ditë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, July 7, 2020