Ikën një pacient nga Qendra Integruese në Shtime

0
149

Një infermierë në Qendrën Integruese ka raportuar se pacienti i tyre është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30, në Shtime raporton Telegrafi.

Siç thuhet në raport, ngjarja cilësohet nga policia “person i zhdukur”, ndërkaq rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, Infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga Qendra dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.