ICK hap dyert për pranimin e ekipeve të reja inkubatorin e biznesit

0
163

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur dyert për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit.

Sipas menaxherit të inkubatorit në ICK , Safet Rama, kjo hap mundësinë për të gjithë ata që kanë ide dhe projekte që ato t’i shndërrojnë në biznese të suksesshme, shkruan Oxygenpress.info.

“Është  një proces ku gjithë ata të interesuarit aplikojnë, bëhen pjesë e inkubatorit dhe së bashku me këshilltar, trajnerë me partner tonë, mundohen me ju jep disa resurse kualitative në mënyrë që ajo ide edhe të realizohet”… u shpreh Rama.

Sipas tij deri tani kanë qenë 18 thirrje për ide biznesi, duke shtuar se në startup kanë qenë  170 persona pjesë e ICK-së, dhe tani kanë edhe bizneset e tyre shumë të sukseshme.

Si kriter për t’u bërë pjesë e inkubatorit, Rama thotë se që ideja  duhet të jetë e fushës së teknologjisë dhe informacionit.

Mirëpo, të interesuarit jo domosdoshmërisht duhet të jenë profesionist.

“Ne ju ndihmojmë të gjithë atyre njerëzve që munden me zhvillu produktin në fjalë, pra edhe nëse janë të ndonjë fushe tjetër, mjafton të kenë idenë në lidhje me teknologji dhe informacion, vijnë aty dhe gjejnë njerëzit që ju ndihmojnë, ndoshta dhe gjejnë gjuhën e përbashkët dhe e realizojnë së bashku projektin”… shtoi Safet Rama, menaxher  i inkubatorit në ICK.

Leart Zogjani, tash më themelues i kompanisë “KOKRRA”, para pak kohësh ka ndjekur programin në ICK, ku thotë se ajo që ka mësuar aty, është njëra nga përvojat më të mira që ka pasur në karrierë.

“Aty e kom fillu biznesin prej një individi që kom dit shumë pak dizajn dhe animacion, dhe tash mu shndërru në dikënd që punësoj persona dhe jom pjesë e katër kompanive komplet, kështu që përvoja në ICK më ka ndihmu jashtëzakonisht shumë. Fillimisht për me mujt me kuptu më saktësisht se qysh funksionon tregu qysh mundet me marr një ide që e kom pas edhe me shndërru, po ashtu edhe me pas kontakt me shumë njerëz përreth”… thotë Zogjani. 

Sipas menaxherit Rama, nga ky program të rinjtë mund të përfitojnë shumë sepse këta janë pjesë edhe tregut evropian, ku herë pas here udhëtojnë ne vende si: Bern, Vjenë, Sarajevë, për të cilat udhëtime nuk u nevojitet të paguajnë asgjë.

Afati i aplikimit është deri më 28 shtator,  ku më pastaj aplikuesit do të prezantojnë idet e tyre para një komisioni.

Ndërsa, procesi i inkubimit zgjat dy vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu