Ibrahimovic mbetet në SHBA, arsyeja shumë e thjeshtë

0
43

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ishte në qendër të vëmendjes në javët e fundit, pasi flitej se do të kthehej në Evropë, ndërsa për shërbimet e tij u interesuan shumë skuadra të njohura.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të luajë te skuadra amerikane LA Galaxy. ESPN njofton se ka qenë kontrata e re ajo që e ka ndërruar mendjen e suedezit.

Sipas saj, Ibrahimovic do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon, që është rekord për ligën amerikane.

Deri tani rekordin e mbante braziliani Kaka, paga vjetore e të cilit ishte 6.5 milionë euro.

Mirëpo, kontrata e ofruar nga LA Galaxy për suedezin nuk është befasi, pasi ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Barcelonës, Interit e Ajaxit la pas vetes një sezon fantastik.

Në 27 ndeshje sa u aktivizua, ai ka shënuar 22 gola dhe ka pasur 10 asistime.

Megjithëse 37-vjeçar, Ibrahimovic ende është në formë shumë të mirë dhe rrezik i madh për portat rivale./OxygenPress.info