Ibrahim Hoxha, teneqepunuesi i parë shqiptar në Preshevë

0
176

Nga Ferid Selimi

Ibrahim Shabani i njohur në Preshevë si Ibrahim Hoxha i mëhallës së Gollomehëve, ishte i pari teneqepunues shqiptar në Preshevë, i cili e filloi, e zhvilloi dhe përhapi këtë zeje në Preshevë e rrethinë. Familjarët pasardhës të trungut familjar thanë që Ibrahimi ishte fëmija i parë i Shabanit të gollomehëve, i lindur në vitin 1882.

Punëtorinë e teneqepunuesit e kishte hapur në çarshi, ku tani jetojnë familjet e tre djemve nga pesë sa kishte Ibrahim Hoxha. Njihet ndër mjeshtrit që më së shumti pati çirakë. E çirakët e tij që më pas ishin bërë mjeshtër dhe kishin hapur dyqanet tyre, që të gjithë tashmë kanë vdekur. Ata që njihen si çirakë të tij ishin: Halim Zejnullahu i Zengulëve, Hasan Kurtishi i Kamberëve, Xhemaledin Bina (Xhemush Bina) Bakush Shehu i Shehlerëve, Zyhdi Ahmedi i Efendilerëve (jetoi dhe vdiq në Turqi) Selajdini i njohur si Aga Dinë (jetoi dhe vdiq në Turqi) Fehmi Veliu i Qorvelive, Isa Cina (i Nezajve) Talat Veliu i Berajve, Aziz Mustafa i Gollomehëve, Qanush Rexhepi i Gollomehëve, etj. Ndër çirakët që kishin mësuar zanatin e teneqepunuesit ishin edhe djemtë e Ibrahim Hoxhës: Shukriu, Jusufi, Ejupi dhe Zijushi.

Ibrahim Shabani i njohur si Ibrahim Hoxha i mahallës së Gollomehëve kishte 9 fëmijë, prej tyre pesë djem e katër vajza. Këta ishin: Shukriu, Jusufi, Ejupi, Zijushi, Ymeri, Eminja, Fatimja, Sabria dhe Zyhra.

Vdiq në vitin 1942 në Preshevë.

Pasardhësit e tij jetojnë në Preshevë, Maqedoni, Bosnje, Kosovë, etj.