Ibra rikthehet në Kombëtaren e Suedisë, luan kundër Kosovës në Prishtinë

0
136

Zlatan Ibrahimoviq është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson, për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Ibra rikthehet në Kombëtaren e Suedisë pas gati pesë vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Suedia më 25 mars luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ibrahimoviq ishte tërhequr nga Përfaqësuesja e Suedisë pas “Euro 2016”, kurse mbetet golashënuesi më i mirë, me 62 gola të realizuara, në 116 ndeshje të luajtura.

Krahas Ibrahimoviqit, përzgjedhësi Andersson në listë ka përfshirë edhe sulmuesin e krahut të Juventusit, Dejan Kulusevski. Ibrahimoviq, 39-vjeçar, këtë edicion është pjesë e Milanit, ekip për të cilin ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.

“Rikthimi i Zotit”, ka shkruar Ibra me rastin e rikthimit në Kombëtare.