I solli Amerikës elektricitetin, konsiderohet zbuluesi më i nënvlerësuar

0
644

U lind gjatë një nate të furishme stuhie. Dhe, ishte ai që i solli Amerikës elektricitetin. Është fjala për shkencëtarin Nikola Tesla i cili u lind më 10 korrik të vitit 1856.

Nikola Tesla me prejardhje Serbo-Amerikane shquhej për aftësitë e tij inxhinierike, mekanike dhe aftësitë e tij në fushën e fizikës.

Ishte mendja briliante që hartoi sistemin modern të furnizimit me rrymë të alternuar, sistem që edhe sot përdoret në mbarë botën.

Ai gjithashtu krijoi “spiralen Tesla”, e cila ende përdoret në teknologjinë e radios.

Ishte në gjendje t’a memorizonte cilindo imazh, film apo libër, madje edhe në cilësinë e imazheve 3 dimensionale.

Gjatë adoleshencës së tij ai u diagnostifikua me virusin e kolerës, qëndroi 9 muaj në shtrat dhe për pak sa nuk vdiq.

Në periudhën sa ishte në kolegj u fascionua nga elektriciteti, ambiciet e tij e shtynë të shpërngulet në Neë York në vitin 1884, ku punoi për zbuluesin e famshëm Tomas Edison i cili njihet për zbulimin e poqit elektrik.

Edison tha se idetë e Nikolas ishin të shkëlqyera, por jo praktike.

Kompania e Tomas Edison i ofroi atij 12 milion dollarë nëse do të ishte në gjendje t’a përmirësonte motorrin DC, duke menduar se Nikola nuk do të ishte në gjendje t’a bënte, ai e dëshmoi të kundërtën, mirëpo Edison nuk e pagoi duke thënë se Nikola nuk e kishte kuptuar mirë humorin Amerikan.

Ndërkaq, në vend të kësaj, ai i ofroi atij një rritje rroge për 10 dollarë në javë.

Ishte ky incident që e detyroi Teslan të hiqte dorë nga puna, dhe nga këtu nisi një rivalitet mes tij dhe Tomas Edison, i cili zgjati vite të tëra.

Madje Nikola i akuzoi ata se i kishin vjedhur idetë duke u shprehur se; “Nuk më intereson nëse ikanë marrë idetë e mia, për mua mjafton që ata nuk kishin ide të tyre”

Lufta mes tyre kishte edhe një epitet, të tjerët e quanin “Lufta e rrymave”.

Zbuluesi më i nënvlerësuar, u dëshmoi të tjerëve të kundërtën më punën dhe këmbngulësinë e tij.

Duke u bërë personi që bëri revolucion në sistemin elektrik të cilin e përdorim edhe sot.

Njihet edhe për zbulimet e tij në fushën e radios, ku tentoi të bënte transmetimin e parë, mirëpo një zjarr e shkatërroi laboratorin e tij, teksa dështoi edhe përpjekja për sinjalin e parë të radios në kohë reale.

Marconi ishte zbuluesi që mori idetë dhe teknologjinë e tij, ku me të cilat fitoi çmimin Nobel.

Ky fakt e mllefosi Nikolën pa masë, sidomos kur mësoi se Marconi kishte pasur mbështetje financiare për këtë projekt nga rivali I tij I hershëm Tomas Edison.

Këtë qështje ai e adresoi në gjykatë, ku me një vendim pas disa vitesh Tesla u shpall fitues, me faktet që dëshmonin se zbulimi ishte i bazuar në punën e Nikollës, dhe kështu I’u mor patenta e kësaj shpikje Macronit.

Edhe pse Nikola fitoi gjyqin, nuk ishte aty t’a shijonte këtë fitore, pasi ndodhi dy vjet pas vdekjes së tij.

Ai vdiq më 7 janar të vitit 1943.

Thuhet se nganjëherë punonte deri në 48 orë pa ndërprerë.

Ishte njohës i 8 gjuhëve dhe kishte të drejtat e më shumë se 300 zbulimeve të ndryshme në fushën e inxhinierisë mekanike dhe elektricitetit.

Konsiderohet si zbuluesi më i nënvlerësuar në histori, mirëpo zbulimet e tij kanë ndryshuar jetën e të gjithëve./OxygenPress.info

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu