I riu tregon se si u rrit nga i ati me sindromën Down

0
50

Kur jeni fëmijë dashuria dhe mbështetja e prindërve është shumë e rëndësishme në jetën tuaj. Mirëpo për një djalë kjo gjë ishte pak më e veqantë për arsye që babai i tij ishte me sindromën Down.

Andaj ai ka treguar se si ishte jeta me babain e tij.

Emri i tij është Sader Issa, e i cili tregoi se fëmijëria e tij ishte plot dashuri dhe butësi, sepse babai i tij bënte atë që do ta bënte çdo baba tjetër.

Edhe pse mund të supozohet se marrëdhënia midis tij dhe prindërve të tij është e ndryshme nga të tjerët, Saderi thotë se nuk është kështu.

Sipas tij ai ka qenë në gjendje të shijojë dashurinë, thjeshtësinë, përulësinë dhe ka arritur t’i kalonte vështirësitë kur nuk është pajtuar me prindërit e tij.