I nxehti po vjen, mësoni si të kaloni ditën më mirë

0
408

Ditëve të fundit rajoni u përfshi nga temperaturat tropikale dhe për këtë arsye as që dyshojmë se ju interesoheni si të kaloni më mirë ditët e nxehta dhe të funksiononi siç duhet. Në vazhdim ju japim disa këshilla praktike që duhet t’i keni parasysh.

Vishni veshje me ngjyra të hapura dhe të holla

Veshjet me ngjyra të hapura rekomandohen më së shumti gjatë ditëve të nxehta. Veshjet e zeza ndoshta ju rinë më mirë, por ato duhet t’i harroni gjatë ditëve kur temperaturat do të jenë mbi 30ºC. Gjithashtu, me rëndësi është të mbani edhe veshje të holla dhe komode. Zgjidhni me vëmendje materialin me të cilin janë punuar veshjet sepse disa nga materialet nuk lejojnë që djersa e trupit të dal jashtë veshjeve, që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, siç janë djersitja e madhe, dehidratimi dhe shoku.

Kapele dhe syza 

Këto dy aksesorë duhet t’i mbani gjithmonë me vete. Mos dilni në rrugë pa i mbrojtur sytë me syzat e diellit, por edhe me kapele, e cila duhet të jetë me një madhësi që do të pengojë ndikimin e drejtpërdrejtë të diellit mbi kokën tuaj.

Ushqime të lehta dhe të lëngëta

Ju duhet të hiqni nga mendja mishin e pjekur, hamburgerin dhe ushqimet e ngjashme gjatë ditëve kur djersiteni si rezultat të vapës së madhe dhe lëvizni rrugëve me ajrin e ndotur të komunikacionit rrugor. Me ushqimet e këtij lloji ju do të komplikoni akoma më shumë situatën e komplikuar. Konsumoni supa, gjella dhe ushqime të ngjashme me shumë lëngje. Gjatë ditëve të nxehta ju duhet të hani ushqime të lëngëta nga disa herë në ditë. Me këtë lloj ushqimi ju do të dehidratoni trupin, do të kujdeseni për tretjen e mirë të ushqimit dhe do t’i ndihmoni vetvetes për të kaluar më mirë ditët e nxehta

Organizmi punon me ujë

Këtë fakt as që duhet ta përmendim sepse ju me siguri e sini mirë se sa ujë i duhet organizimit gjatë ditëve të nxehta. Gjatë ditëve të verës uji i organizimit harxhohet në shumë mënyra. Ne kemi për detyrë të konsumojmë sa më shumë ujë. Nëse do të dilni jashtë, mos harroni të merrni me vete një shishe me ujë, të cilin duhet ta konsumoni vazhdimisht. Theksojmë se uji natyral është shumë i pasur me minerale, të cilat ndihmojnë hidratimin e drejtë të organizmit.

Ecni ngadalë

Ju nuk duhet të ecni nga ora 10:00 deri në orën 16:00, por në raste të caktuara të gjithë ne e kemi patjetër për të mbaruar një punë të caktuar, Mos shpejtoni, ecni ngadalë, ndaloni dhe dehidratoni organizmin. Mos shpejtoni dhe mos vraponi gjatë periudhës së ditës kur temperaturat arrijnë maksimumin sepse sforcimi i organizmit tuaj mund të rezultojë me efekte të padëshiruara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu