I gjithë sistemi arsimor në Kosovë në grevë të përgjithshme

0
23

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se kanë marr vendim që sot të filloj greva në gjitha instutcionet arsimore publike në vend.

“Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhjen e vet të datës 10.01.2019, në mënyrë unanime ka marrë vendim që i tërë sistemi arsimor duke i përfshirë Çerdhet, Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, Shkollat të Mesme të Larta dhe Universitetet të fillojnë Grevën e Përgjithshme nga data 14.01.2019, nga ora 9:00 deri 12:00, deri në realizimin e kërkesave”,thuhet në njoftim.

Kjo grevë do të filloj nga ora 09:00-12:00 çdo ditë. Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit.