I dizajnuar për fëmijë, ky është kopshti pa mure

0
202

Në Tokio është dizajnuar një kopsht në formë ovale, në një hapësirë të gjelbëruar e me shumë lodra. Aty nuk ka mure.

Kopshti “Fuji” u dizajnua nga kompania “Tezuka”. Takaharu Tezuka tha se për të dizajnuar një ambient për fëmijët, duhet të mendoni si ta.

Ai u frymëzua nga vajza dhe djali i tij, të cilët ai thotë “janë bërë pjesë e trupit të tij”.

Përgjatë rritjes së tyre dëshirat dhe zakonet i përvetësoj babai, të cilat më pas i shfrytëzuan së bashku me gruan e tij Yui-në për dizajnimin e kopshtit.

Kopshti ka formë ovale me një perimetër prej 183m, e cila u projektua për 500 fëmijë nga mosha 2 deri në 6 vjet.

Ky kopsht u konceptua me një hapësirë të përbashkët ku ndarja bëhet përmes mobileve të ndryshme.

Në vitin 2017 kopshti fitoi çmimin si projekti më I mirë, e me ç’rast mori si shpërblim 100.000 dollarë.

Çmimi përfaqëson një projekt të vetëm arkitekturor që është “transformues brenda kontekstit të tij shoqëror” dhe konsiderohet shembull i një dizajni pozitiv dhe gjithëpërfshirës.

Është një nga kopshtet më të mëdha Japoneze, ndërsa juria e përshkruajtën atë si “një kazermë gjigante të mbushur me gëzim dhe energji, të shkallëzuar në një gamë të gjerë të gjendjes njerëzore”.

Arkitektët u përqendruan në hartimin e një mjedisi të hapur dhe gjithëpërfshirës arsimor, në mbështetje të metodës arsimore “Montessori”, e cila inkurajon pavarësinë dhe lirinë.

“Ne duam që fëmijët këtu të rriten në njerëz që nuk përjashtojnë asgjë ose askënd”- thanë arkitektët.

Pjesa e sipërme ovale rrethon një oborr të brendshëm dhe gjithashtu shërben si një “çati” që fëmijët të mund të vrapojnë e luajnë në qiell të hapur.

Ambient është i mbushur me lojëra e hapësira të gjelbra natyrale.

Ata mund të ngjiten në pemë dhe pastaj rrëshqasin përsëri në tokë.

Hapësirat arkitektonike janë projektuar në shkallën e një fëmije.

Lartësitë e tavanit janë 2.1 metra duke krijuar një lidhje të ngushtë midis nivelit të tokës dhe çatisë.

Mes muajve të prillit dhe nëntorit, dyert rrëshqitëse të ndërtesës mbeten të hapura, dhe nuk ka dallim në mes ambientit të brendshëm dhe hapësirës jashtë, brendësia nuk ka mure mes hapësirave.

Në kopsht janë të inkuadruar edhe puset natyrale për fëmijët që t’i pastrojnë duart apo fytyrën.

Në ditët me shi, uji i mbledhur rrjedh përmes gypave i cili grumbullohet në pesë pellgje të mëdha në oborr, duke krijuar kështu ujëvara që fëmijët të mund të lozin rreth tyre.

Kjo formë krijon gjithë përfshirje, nuk ka hierarki dhe nuk ka ndarje në mes të studentëve të dalluar dhe atyre më pak të dalluar.

Ndarje nuk ka as në mes të stafit dhe nxënësve.

Në kontrast me shumë projekte, ku artificialja është e integruar në krijimin e spektaklit për të maskuar një mungesë substanciale siq është natyra.

Kopshti “Fuji” demonstron se arkitektura mund të rrisë thellësisht cilësinë e jetës duke kuptuar nevojat kulturore të ditës dhe duke iu përgjigjur eksplorimit intelektual dhe manifestimit përmes artizanatit të arkitekturës- thanë analistët.

Në këtë kopsht fëmijët stërviten edhe për situate të jashtëzakonshme.

Në Japoni kanë ndodhur 10% të termeteve më të mëdha nga mbarë bota, kështu që fëmijët stërviten në rast termeti.

Ata kanë kapelet prej pambuku posht tryezave, që në raste të jashtëzakonshme t’i vendosin në kokë për t’u mbrojtur në rast se diçka bie.

Çdo gjë mund të kthehet në një lodër, pemët, hapësirat e lodrave dhe natyra mundësojnë që fëmijët t’a shfrytëzojnë imagjinatën e tyre në maksimum./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu