Hysaj në “radarin” e skuadrës së madhe evropiane

0
50

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk është duke kaluar periudhë të mirë te Napoli, prandaj edhe spekulimet për të ardhmen e tij nuk mungojnë.

Që nga ardhja e Carlo Ancelottit në krye të skuadrës napolitane, Hysaj e ka humbur edhe vendin e titullarit, por sipas agjentit të tij kjo nuk ka ndikuar që skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Mario Giuffredi tha javën e kaluar se ai do të diskutonte rinovimin e kontratës së Hysajt me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, por ngritja e shpejtë e Kevin Malcuit ka bërë që përfaqësuesit e tij të fillojnë bisedimet për të kaluar në Chelsea. “Chelsea në garë për Hysajn? Nëse shikoni Napolin dhe luani me Malcuit pastaj shikoni lojtarët e tjerë, qartë kjo do të thotë se ka edhe oferta të tjera për të”, ka thënë ai për Radio CRC. “Ata të cilët thonë të kundërtën janë të keqinformuar. Hysaj është lojtar që mund të luajë mirë në futbollin anglez, ai është fizikisht mirë dhe është në përcjellje të disa klubeve të mëdha. A vlen 50 milionë? Për mua vlen 60 milionë”, ka shtuar Giuffredi, duke dhënë sinjal të qartë se Hysaj mund të largohet shpejt nga Napoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu