Humbja e dikujt që do!

0
69

Nga Arjeta Spahiu

Për shkak të Covid 19, apo edhe për ndonjë sëmundje tjetër, mund të humbësh dikë që do. Që të jeshë më i vetëdijshëm për ndjenjat tua, më poshtë janë 5 stade të përballjes me humbje:

1. Mohimi – Stad i cili të bën të mohosh faktin se do ta humbësh personin që do. Fillon me “jo se do ta gjej një mënyrë ti ndihmoj, ndonjë mjek tjetër apo ndonjë mundësi tjetër”, dhe mohon faktin se mund të vije deri të humbja.

2. Zemërimi – Të shfaqet ndjenja e zemërimit në përgjithësi por mbi të gjitha mund ti adresohet mjekut pse nuk ka mundësi ti ndihmoj. Ndjehesh se jeta nuk është fer, dhe zemërohesh në pamundësinë e dhënjes së ndihmës.

3. Faji – Shfaqet ndjenja e fajit se nuk mund ti ndihmosh, edhepse ti e di se nuk ke mundësi tjera, por prap se prap ndjenja e fajit të rëndon. Ky është stad i rëndë sidomos për ata që konsiderohen si persona që gjejnë zgjidhje.

4. Depresioni – Është stad më privat, dhe më tepër si pregatitje për t’i dhënë lamtumirën të dashurit tuaj. Fillon të pyesësh për kuptimin e jetës dhe është proces melankolik ku ti duhet të pajtohesh me realitetin.

5. Pranimi – Përballja me humbjen është një përvojë thellësisht personale. Askush nuk mund të të ndihmojë të kalosh më lehtë ose ti kuptosh të gjitha emocionet që i ke. Gjëja më e mirë që mund të bësh është t’ja lejosh vetes ta ndjesh pikëllimin. Rezistimi i pikëllimit vetëm se do të zgjasë procesin natyror të shërimit. Në këtë stad mundohu të fokusohesh në faktin se je me fat që e ke pasë personin në jetë. Kujtoji momentet e bukura që keni kaluar së bashku, dhe konsidero veten të bekuar qe e ke njohtë, pavarsisht se sa shkurt ka qenë ajo kohë.