Humb Tiani, 2 vjeçar nga Tërpeza e Malishevës, kërkohen vullnetarë për kërkimin e tij

0
74

Gjatë pasdites së djeshme ka humbur dy vjeçari, Tian Krasniqi, nga Tërpeza e Malishevës.

Këtë e bëri të ditur Nexhat Krasniqi, axha i fëmijës, i cili deklaroi se janë duke e kërkuar atë.

“Diku rreth orës 07:00 është largu nga shtëpia nuk e dimë ku është, jemi duke e kërkuar vazhdimisht”.

Familjarët e fëmijës kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët edhe nëpërmjet rrjeteve sociale që t’i lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion për Tianin.

Gjithashtu nga Komuna e Malishevës, kanë bërë të ditur se në kërkim të Tianit janë të angazhuara njësitë e policisë , FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.

“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës. Në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë , FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”, thuhet në njoftimin e Komunës të publikuar në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu edhe Ridvan Tahiri ka postuar në llogarinë e tij thirrje që t’i bashkangjiten në kërkimin e Tianit 2 vjeçar.

“Lajmrim Urgjent!!

I ftoj te gjith Vullnetaret te na bashkohen ne Kerkim te nje femiut te humbur nga Terpeza e maslisheves.
Perveq grupit te kerkim shpetimit kerkoj sa me shum vullnetar.

Paisjet:Bateri elektrike veshje kunder shiut dhe ushqim me vete.
Kerkimi do behet ne vende malore.

049661300
Riki.”