Hulumtimi i psikologëve për njerëzit që besojnë në teori konspirative

0
125

Sipas një hulumtimi nga psikologët anglezë, njerëzit të cilët besojnë në teori konspirative janë më të pirur të kryejnë krime të vogla.

Hulumtimet e bërë nga një ekip i universiteti të Kentit dhe Staffordshire sugjerojnë që individët të cilët besojnë teorinë se Princesha Diana është vrarë nga qeveria Angleze janë më të prirë të përfshihen në krime dhe shkelje ligji.

Teoritë konspirative kanë qenë të shoqëruara me shumë paragjykime, duke i bërë njerëzit të kenë sjellje antisocial, përcjell alsat.

“Hulumtimi ynë ka treguar për herë të parë rolin që teoritë konspirative mund të kenë në përcaktimin e sjelljeve të individëve karshi krimeve që ndodhin çdo ditë,” ka thënë Karen Douglasm profesoreshë në Universitetin e Kentit.