Hoti: Sakrifica e Jasharajve është e përmasave historike

0
37

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Vizituam Prekazin për të bërë nderime dhe për të treguar respektin e Qeverisë, të gjithë qytetarëve të Kosovë, popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familjeje, që është e përmasave historike dhe tejkalon çfarëdolloj sakrifice që mund të bëj dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit” tha kryeministri Hoti.

Pas homazheve, kryeministri në detyrë Hoti, vizitoi edhe ekspozitën me fotografi të ndryshme nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari.

Gjatë homazheve dhe vizitës në Prekaz, kryeministri Hoti përveç kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.