Hoti për Vjosa Osmanin: E pranojmë ende nëse dëshiron të kthehet në LDK

0
216

Avdullah Hoti ka folur për partinë e tij, për kundërshtarët politik dhe ka komentuar edhe qëndrimet e Vjosa Osmanit. Për këtë të fundit ai thotë se gjithmonë e ka hapur derën e LDK-së.

“Nuk e di çka u bo me Vjosën, e kemi mbështetur, e kemi përkrahur, por secili e zgjedh rrugën e vet. Por ne e pranojmë nëse don të kthehet në LDK”, thotë ai.

Ai thotë se si parti, në udhëheqje po mundohen me e kthy Kosovën në rrugë të mbarë.

“Po tingullon si revolucionare, po mundohemi me bo punë të mira edhe me u siguru mos me bo punë të këqija.

Punë të këqija që mundemi me i ba janë më bo lëshime vazhdimisht si; shpenzimet e buxhetit, punësime, projektet jo adekuate. Po sigurohem që mos me ndodh këto punë të këqija edhe kur të dorëzojmë qeverisjen do të jetë më mirë se si e kemi gjetur dhe për këtë jam i bindur”, thotë Hoti.

Kur flet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike thotë se opozita nuk po e kalon në Kuvend, madje pa asnjë arsye të qëndrueshme.

Ai flet edhe për barazinë gjinore, dhe sipas tij, kanë ndarë 2 milionë euro për Zyrën e Barazisë Gjinore në dobi të fuqizmit të gruas.

Ndërsa për Albin Kurtin deklaron se LDK-ja e ka bërë kryeministër.

Ndërsa me AAK-në thotë se është sfiduese të menaxhohet si koalicion i tillë.

“I kemi ba me kohë gjërat dhe i kemi sqaruar parimet”, thotë ai./ oxygenpress.info