Hoti nënshkroi deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike

0
47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ai ka theksuar se, Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.

‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Hoti.

Kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia në mes të gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike.

Kryeministri Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë këtë politikë si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj.