Hoti: Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë u njoha nga afër me kushtet në të cilat jetojnë mbi 60 të moshuar

0
100

Nga Avdullah Hoti

Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë u njoha nga afër me kushtet në të cilat jetojnë mbi 60 të moshuar, dëgjova shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Ndërkohë që ua urova festat e fundvitit me dëshirën për më shumë shëndet dhe mirëqenie, si banorëve ashtu edhe punëtorëve të kësaj shtëpie, u ofrova mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë.

Në kushte pandemie që jemi besoj që po ofrohet shërbimi më i mirë i mundshëm. Jam i gëzuar me faktin që në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID 19. Menaxhmentin dhe punëtorët i përgëzoj për punën e palodhshme, dashurinë dhe respektin që po u ofrojnë banorëve të kësaj shtëpie.