Hoti: Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet

0
28

Nga Avdullah Hoti

Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet.

Gjatë homazheve dhe takimit me familjarët e të pagjeturve dhe të dëshmorëve të Krushës së Madhe në Komunën e Rahovecit, u shpreha përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve.

Familjarët i sigurova se do t’iu qëndrojmë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.