Hoti: Mos hesht! Bëj diçka, NDAL trafikimin me njerëz!

0
72

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës ka lansuar sot fushatën “Mos hesht! Bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz!” të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Hoti shtoi se duke iu referuar statistikave të viteve të fundit, vërejmë se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz.

Postimi i plotë nga Avdullah Hoti

Kemi nisur javën sot me shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, duke lansuar fushatën me moton “Mos hesht! Bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz!”, që u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, pasi kjo çështje është në thelb të vet ekzistencës së qenieve njerëzore që i lëkund themelet e shoqërive demokratike dhe themelet e Bashkimit Evropian. Trafikimi me njerëz i lëndon viktimat në rend të parë, por i lëndon edhe shoqëritë, kufijtë e shteteve tona, i dëmton ekonomitë tona. Në anën tjetër forcon krimin e organizuar i bënë ato struktura më të fuqishme që të vazhdojnë këto aktivitete ilegale. Po ashtu, ekziston një kornizë e plotë ligjore për luftimin e kësaj dukuri negative, me masat konkrete që kanë ndërmarrë institucionet tona, gjithmonë të harmonizuara plotësisht me ligjet dhe praktikat e BE-së.

, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim. Përgëzojë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në luftimin e kësaj dukuri, organet e rendit dhe të ligjit, të drejtësisë, prokurorinë, gjykatat, shërbimet sociale dhe gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar që nga parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit./oxygenpress.info