Hoti kujton dhe nderon vikitmat në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit

0
54

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit ka nderuar dhe kujtuar viktimat e terrorizmit.

Postimi i plotë

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat!

Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit. Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.”/OxygenPress.info