“Honey Land” bën historinë, nominohet në dy kategori për çmimet “Oscar”

0
101

“Honeyland” nga regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov  është nominuar për dy Oscar. Në ceremoninë e 92-të të çmimeve Oscar, që do të mbahet më 10 shkurt, “ Toka e Mjaltit” është nominuar në dy kategori filmin më të mirë dokumentar dhe filmin më të mirë të huaj.

Ky është filmi i parë nga Maqedonia me dy nominime për Oscar, duke u bërë kështu pjesë e historisë.

Kritikët kanë dhënë vlerësime pozitive për këtë film dokumentarë, të cilat janë publikuar në revista prestigjioze si “ Gardian”, “Nju Jorker” apo “ Roling Stonë”. Në këtë dokumentar pasqyrohet jeta e Hatixhes,  bletares së fundit në Evropë, e cila duhet të shpëtojë bletët dhe të kthejë bilancin e duhur në “ Tokën e Mjaltit”. Ideja kryesore e filmit është të tregojë natyrën e njeriut dhe prishjen e ekuilibrit natyror përmes përplasjes së dy mënyrave të ndryshme të shfrytëzimit të burimeve natyrore. Dokumentari u përgatit për tre vjet.

Në festivalin “ Sandens” mori tre çmime, ndërsa gjatë vitit 2019 i njëjti edhe 40 çmime të tjera. Filmi ka marrë vlerësime pozitive edhe nga aktorja e njohur, Sara Xhesika Parker. Transmetimi i ceremonisë së çmimeve Oscar do të fillojë rreth orës 02:00, sipas kohës së Evropës Qendrore .