“Historik i beftë i librave Harry Potter ndër vite”

0
109

Nga Jeton Hoxha

Viti 1990. Joanne Rowling po udhëtonte me tren nga Manchesteri për në Londër. Papritmas asaj i bëhet se sheh një djalë 11 vjeçar; i thatë, me flokë të zezë e të shprishur, me një vragë në trajtë vetëtime në ballë mbi sytë e blertë me syze, që ecën i ndrojtur duke kërkuar për një vend të lirë në tren. Në katër orët në vazhdim(me trenin që u vonua për në destinacion) në kokën e saj veç se kishte filluar të formësohet një botë e tërë magjike.* Në vitet në vijim Rowling vazhdon të shkruajë.

Viti 1997. Pas disa refuzimeve një shtëpi botuese vendosë t’ia japë një mundësi shkrimtares së panjohur dhe librit të saj të parë “Harry Potter dhe Guri Filozofal” për një djalë jetim që zbulon se është magjistar, madje i famshëm në botën e fshehtë të magjisë, e i cili përjeton aventura të paharrueshme në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë: Hogwarts.

Viti 1999. Tre librat e parë të serisë Harry Potter kryesojnë rang-listën e Shtatorit në New York Times si librat më të shitur.**

Viti 2004. Rowling bëhet autorja e parë që arrin statusin e miliarderes falë suksesit të serisë Harry Potter.***

Viti 2007. Plot 11,000,000 kopje të librit të fundit të serisë Harry Potter( H. P dhe Dhuratat e Vdekjes) u shitën që në ditën e parë të publikimit në Mbretërinë e Bashkuar(2.3m) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(8.4m).****

Fakt: mbi 500,000,000 kopje të librave Harry Potter janë shitur në gjithë botën, të përkthyera në rreth 80 gjuhë të botës mes tyre edhe në gjuhën Shqipe. Vlenë të theksohet se dy librat e parë janë përkthyer edhe në gjuhën Latine,***** kurse libri i parë edhe në Greqishten e Lashtë.******