Historia prekëse e komedianit Jim Carrey

0
296

Komediani Jim Carrey ishte një person i ndrojtur, i qetë, madje nuk kishte as shokë. Ai kishte një fëmijëri të vështirë.

Mirëpo, këto nuk e ndalën që ai një ditë të bëhet njeriu i cili i lumturon të gjithë, madje njerëzit nganjëherë edhe “qajnë” nga e qeshura që shkakton ai.

James Eugene Carrey ka lindur më 17 janar të vitit 1962 në Ontario të Kanadasë.

Ishte fëmijë kur mamaja e tij ishte e sëmurë në shtrat, Carrey bënte impresione të ndryshme që ta bënte atë të ndihej më mirë.

Duke i bërë të tjerët të qeshin, ai zbuloi se mund të bënte edhe shokë.

Në atë moment ai e kuptoi se komedia dhe aktrimi ishin ajo që ai e donte si profesion në jetën e tij.

Kur Carrey ishte vetëm 12 vjeç babai i tij u dëbua nga puna, duke bërë që familja të kalonte në një krizë të rëndë financiare.

Familja e cila përbëhej nga 5 persona, për një kohë jetuan në një furgon, herë në pronat e të afërmve të tyre, e herë në pronat e parqet publike.

Në moshën 15 vjeçare, Jimmy u punësua si roje në një fabrikë, ku punonte 8 orë pas orarit të shkollës.

E gjithë kjo situatë ia pa mundësoi atij përqendrimin në mësime, duke e detyruar që ta lërë shkollën në moshën 15 vjeçare.

Përderisa nëna e tij e kritikonte, i ati e mbështeti gjithmonë në dëshirën e tij për t’u bërë komedian.

Ai e ndihmoi Jimmin që të krijonte shfaqjen e tij të parë, në një stand-up komedi.

Jimmy u zhgënjye nga kjo paraqitje, pasi që nuk mundi ta jepte më të mirën.

Ai punoi fort, dhe u rikthye në skenë me një performancë më të mirë.

Për një kohë shumë të shkurtë, u bë një ndër favoritët e publikut.

Stand-up komeditë e tij, tani edhe paguheshin.

Në moshën 19 vjeçare ai, aplikoi për një rol në “Saturday Night Live”, mirëpo nuk u pranua.

Por, në vitin 1996, 2011 dhe 2014, Carrey ishte prezentues i këtij programi.

Ai u zhvendos në Hollyëood dhe mori rolin kryesor në një show televiziv që nuk u transmetua kurrë.

Ai thoshte që ëndrra e tij për karrierë nuk u shua asnjëherë, madje për ta motivuar veten, ai i shkroi vetes së tij një çek prej 10 milion dollarësh të cilin e mbante gjithmonë në xhepin e tij.

Optimizmi, puna e pa lodhshme dhe këmbëngulja e tij, më në fund u shpërblyen, duke marrë role kryesore në komeditë holliëoodiane.

Filmat e tij grumbulluan bilionat anë e mbanë botës, duke e bërë Jimmin një ndër aktorët e preferuar komik të audiencës.

Në vitin 1994 rroga e tij ishte 10 milion dollar për film.

Ndërsa çekun të cilin e kishte mbajtur gjithmonë me vete, e futi në arkivolin e babait të tij kur ai vdiq, në nderë të sakrificës dhe mbështetjes që e kishte pasur gjithmonë nga I ati.

Carrey ishte aktori i preferuar i 2Pac, ai i shkroi letra përderisa 2Pac ishte në burg, për ta bërë atë të ndihej më mirë.

Ai u martua dy herë, gruaja e tij e parë ishte aktorja e komedisë Melissa Womer me të cilën u martua në vitin 1987 për tu divorcuar në vitin 1995.

Nga kjo martesë ata kanë vajzën e tyre Jane Erin.

Një vit më vonë, më 23 shtator të vitit 1996, Carrey u martua me kolegen e tij Lauren Holly, martesë e cila zgjati më pak se një vit.

“Nëse heq dorë nga ëndrrat e tua, atëherë çfarë do mbetet pas, ndiq ëndrrat tua”- thotë Carrey/OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu