Historia e shiritit roze

0
539

Ka shumë vjet që një shirit rozë u bë simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes sa i përket rrezikut nga kanceri i gjirit.

Gjatë muajit tetor, që është muaj i ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, vërejmë se tek shumë njerëz theksohet ngjyra roze dhe shiriti.

Ky shirit synon të ngris vetëdijen për këtë sëmundje, zbulimit të ilaçit dhe informimit të grave lidhur me kontrolle mjekësore dhe shëndetit të gjirit.

Mbajtja  shiritit konsiderohet një shans për vetëdijesim, meqë nëse e bartni atë ju do t’i rikujtoni grave që duhet të paktën të vet-egzaminojnë gjirin, ose të bëjnë kontroll tek mjeku.

Shiritat rozë fillimisht nisën të shpërndaheshin në New York nga përfaqësuesit e Fondacionit Susan G. Komen.

Në të njëjtn kohë, Evelyn Lauder, ish-nënpresdiente e kompanisë së kozmetikës “Estee Lauder” dhe Penny Alexander që ishte redaktore e revistës për shëndet “Self”, shpërndanë idenë  krijimit të shumë shiritave rozë, të cilat ndaheshin për konsumatorët e dyqanit.

Ato premtuan se shiritat do t’i ndanin në të gjithë vendin.

Evelyn Lauder vdiq pastaj në vitin 2011 nga kanceri ovarian.

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku cilën qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit.

Shfaqja  tij mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë gjirit nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit.

Kujtojmë se kanceri i gjirit është një prej llojeve më të shpeshta të kancerit që prekin gratë kudo në botë./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu