Historia e pianistit të verbër që po mahnitë botën

0
156

Nobuyuki Tsujii është një pianist dhe kompozitor japonez i cili talentin për muzikën e shfaqi në moshë shumë të hershme.

Ani pse i verbër, asgjë nuk e ndal shpirtin e tij që të shkrihet në notat muzikore.

I lindur më 13 shtator të vitit 1988, karriera e tij është e mbushur me kritika pozitive.

Madje, performancat e tij cilësohen si hyjnore.

Në moshën dy-vjeçare ai luajti notat e tij të para në një piano lodër. Filloi studimet formale për piano në moshën katër vjeçare.

Në vitin 1995, në moshën shtatë vjeçare, Tsujii fitoi çmimin e parë në Shoqatën e Tokios “Helen Keller” në Japoni.

Në moshën dhjetë vjeçare, debutoi me orkestrën e shekullit, Osaka.

Ai dha recitalin e tij të parë të pianos në sallën e vogël të “Suntory Hall” në Tokio në moshën 12 vjeçare.

Më pas, ai depërtoi edhe jashtë shtetit me shfaqje në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Rusi.

Në tetor të vitit 2005, ai arriti në gjysmëfinale dhe mori çmimin e kritikëve në 15-vjetorin e Konkursit Ndërkombëtar të “Piano Frédéric Chopin”,  që u mbajt në Varshavë të Polonisë.

Në prill të vitit 2007, Tsujii u pranua në universitetin “Ueno Gakuen”, për tu diplomuar në mars të vitit 2011.

Një muzikant i verbër, për më tepër një pianist i verbër, ku shikimi ka një rol tepër të rëndësishëm.

Mirëpo Tsujii ka një përqendrim maksimal në duart e tij, dëgjim super të mprehtë dhe, mbi të gjitha, një intuitë të jashtëzakonshme.

Përveç karrierës së një pianisti klasik Tsujii mirret edhe me kompozimin e muzikës në filma, kjo i ka ndihmuar atij që të jetë i pranishëm në një audiencë edhe më të gjerë.

Në shoqëri ai njihet si “Nobu”, dhe është një person i buzëqeshur, i gëzuar dhe i drejtpërdrejtë.

Të luash një piano pa pasur mundësi t’i shohësh notat është shumë e vështirë, sidomos kur luan me një orkestër të tërë, dhe nuk ke mundësi ta shohësh dirigjentin.

Një detyrë e komplikuar koordinimi që për Tsujiin është fare e lehtë.

“Dëgjoj frymëmarrjen e dirigjentit. Kjo më tregon se ku jemi në ritëm,” kishte deklaruar ai.

Të tjerët e konsiderojnë si gjeni, mblidhen edhe pas provave ta dëgjojnë se si luan.

Mirëpo Tsujii thotë se nuk ka asgjë të pazakontë për të.

Ai ka një filozofi më ndryshe për të shpjeguar të arriturat e tij.

“Nëse ju jepni më të mirën tuaj, jeta do t’ju ofrojë diçka në këmbim, besojuni njerëzve nëse doni ta kenë besimin tuaj, kjo ka qenë përvoja ime, por ndoshta unë jam vetëm një person me fat”, kishte thënë Nobu./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu