Historia e Muzeut të Pavarësisë

0
625

Përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Ky objekt u shpall Muze Kombëtar me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Muzeu i Pavarësisë u përurua ne 28 nëntor të vitit 1962. Më 28 nëntor 1913 në këtë muze  u festua përvjetori i parë i pavarësisë. Nga viti 1936 deri në fillimet e Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer si muze historik kombëtar.

Objekti është i shpallur monument kulture ne vitin 1963. Objekti shquhet për vlera të mëdha historike e kombëtare, lidhur me Qeverinë Provizore te Ismail Qemalit, lidhur me shpalljen e pavarësisë.

Muzeu është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit Shqiptar për çlirim kombëtar. Në të jepet mundësia te shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverise provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinal të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës.

Ndërtesa e Muzeut te Pavarësisë është ndërtim i shekullit te XIX. Porsa i përket formës së saj, është forme e thjeshtë katërkëndëshi.

Ndërtimi është me dy kate, me hyrje nga dy anë, njëra nga hyrjet me pamje nga deti ndërsa tjetra ne drejtim te kundërt me të. Objekti përmban dhe një ballkon me pamje nga deti (përmbi hyrjen kryesore). Sa i përket materialeve kryesore të përdorura, janë druri dhe guri. Çatia është me konstruksion druri dhe e mbuluar me tjegulla. Muret janë të ndërtuar me gurë, kati i dytë është i shtruar me dysheme druri ndërsa i pari me pllaka. Muret kanë karakter mbajtës. Dyer, dritare dhe grila janë në dru. Ballkoni i shtruar me pllaka dhe parapet prej druri është i mbështetur veç te tjerash ne dy kollona me seksion rrethor, kollona te cilat i japin një formulim me dinjitoze hyrjes kryesore për në objekt.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu