Historia e gruas më me ndikim në botë

0
85

Ajo është një nga gratë më të fuqishme në botë. Liderja e një vendi që drejton ekonominë Evropiane, lidere e cila e mer besimin e popullit për të katërtën herë radhazi. Është kjo Angela Merkel, kancelarja e shtetit Gjerman.

E lindur më 17 korrik të vitit 1954 u rrit në Angela Kasner, dhe familja e babait të saj është pjesërisht me prejardhje polake.

Merkel është mbiemri i bashkëshortit të saj të parë, me të cilin u njoftuan gjatë studimeve dhe u martua në vitin 1977 për tu divorcuar katër vjet më vonë.

Pavarsisht divorcit ajo vendosi ta mbajë mbiemrin e tij. Babai i Merkelit ishte një zyrtar në kishën luterane.

Ai e zhvendosi familjen menjëherë pas lindjes së Angelës, nga Gjermania Perëndimore në Gjermaninë Lindore e cila në atë kohë kontrollohej nga sovjetikët.

Qëndrimi i disiplinuar dhe i kujdesshëm i Merkelit në politikë shpesh besohet të jetë produkt i edukimit të saj në Gjermaninë lindore. Shumë mbështetës të saj e quajnë me përkëdheli edhe “Nënë”.

Ajo ka studiuar për fizikë, ndërsa gjatë kohës së lirë ka punuar në disko si bartender.

Studimet e saj u kurorëzuan me një diplomë në fizikë dhe doktoratë në kimi kuantike, shumë thonë se suksesi i saj si politikane vjen nga qasja e saj shkencore dhe analitike ndaj situatave të ndryshme.

Ajo vazhdoi të punonte si shkencëtare e hulumtimit, e cila ishte gruaja e vetme në seksionin e kimisë teorike në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore.

Pasi u divorcua me burrin e saj të parë, në moshën 30 vjeçare ajo jetoi ilegalisht në  një apartament të paligjshëm pranë stacionit të trenit.

Pas rënies së murit të Berlinit, Merkel u bashkua me partinë e sapo krijuar Demokratike dhe në shkurt të vitit 1990 u bë zëdhënëse e partisë për shtyp.

Pas zgjedhjeve, Merkel u bë  zëdhënëse e qeverisë së “Lothar de Maizière” në kuadër të partisë së bashkuar Kristiane Demokratike.

Në zgjedhjet e para post-reformuese, në dhjetor të vitit 1990, Merkel fitoi një vend në Bundestag, ajo u emërua ministre për gratë dhe të rinjtë nga kancelari Helmut Kohl në janar të vitit 1991.

Pas zgjedhjeve të vitit 1994, Merkel u bë ministre e mjedisit, ruajtjes dhe sigurisë bërthamore, ajo kryesoi konferencën e parë të klimës së Kombeve të Bashkuara në Berlin në vitin 1995.

Në shtator të vitit 1998, Merkel u zgjodh sekretare e përgjithshme  e Unionit Demokratik Kristian.

Në vitin 2000, Merkel u zgjodh kryetare e Unionit Demokratik Kristian, duke u bërë gruaja e parë dhe jo-katolike që udhëhiqte partinë.

Angela Dorothea Merkel i fitoi zgjedhjet në vitin 2005 në krye të Unionit Demokratik Kristian në Gjermani, që nga ajo kohë Merkel, ajo tash më shënon mandatin e saj të katërt.

Në vitin 1998 Merkel u martua me shokun e saj të vjetër, profesorin e kimisë Joachim Sauer, dhe janë ende bashkë.

Thuhet se është një kuzhiniere shumë e mirë, ndër të tjera ajo i tha ish-presidentit nigerian Goodluck Jonathan se çdo mëngjes gatuan për burrin e saj.

Merkel ka një frikë të madhe ndaj qenve pasi që është kafshuar nga një në vitin 1995.

Ka dashuri të madhe për futbollin, Merkel shpesh viziton dhomat e ekipit gjerman për t’i përgëzuar ata pas ndonjë fitoreje, madje një herë ka parë lojtarin Bastian Schëeinsteiger të zhveshur aksidentalisht. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu