Higuain kalon te Chelsea

0
91

Nënshkrimi i transferimit te Chelsea i Gonzalo Higuain, sulmuesi që i ishte dhënë hua këtë sezon “Milanit” nga “Juventusi”, është vetëm një çështje orësh, njoftoi sot trajneri italian i bluve, Maurizio Sarri.

Ekipi londinez po përpiqet që prej fillimit të merkatos që të marrë shërbimet e Higuain, ish-sulmuesi i “Real Madrid” dhe “Napolit” që kaloi një sezon të vështirë tek “Milan” ku ishte dhënë hua në fillim të sezonit nga “Juventusi”.

“Kjo është një çështje orësh para se ai të nënshkruajë sot kontratën”, deklaroi Maurizio Sarri, që kishte pasur Higuainin tek “Napoli” gjatë sezonit 2015/16,  kur argjentinasi vendosi rekordin historik të golave në një sezon të Serisë A (36 gola).