Hidhet shorti për “Eurovision 2020”, Shqipëria garon në natën e dytë gjysmëfinale

0
235

Festivali evropian “Eurovision” i cili këtë vit mbahet në Holandë, sapo ka publikuar shortin për netët finale, ku dihet renditja e shteteve në këtë garë.

Shtetet që hyjnë automatikisht në finale janë: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa Shqipëria e përfaqësuar nga Arilena Ara do të perfomojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta me radhë.

Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale:

Gjysmë-finalja e parë:

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.

Gjysmë-finalja e dytë:

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria.