Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United – Barcelona ndeshja më e fortë

0
42

Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Barcelona – Manchester United ndeshja më e fortë.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tetë skuadrat më të mira aktualisht në Evropë do të tentojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Barcelona, Juventus, Porto, Ajax, Liverpool, Manchester City, Tottenham e Manchester United janë skuadrat çerekfinaliste.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi nuk do ta ketë mundësinë ta mbrojë trofeun pasi u eliminua nga Ajaxi.

Gjiganti holandez Ajax që eliminoi kampionin në fuqi të Evropës, do të përballet me Juventusin.

Liverpoolit i ka buzëqeshur fati pasi do të përballet me rivalin më të lehtë, Porton.

Tottenham Hotspur do të përballet në çerekfinale me rivalin anglez Manchester Cityn.

Favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, Barcelona do të përballet me Manchester United, që llogaritet edhe si ndeshja kryesore në çerekfinale.

Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham Hotspur – Manchester City
Manchester United – Barcelona