Hetime për produktet frigoriferike në Zelandë të Re, pas rritjes misterioze të rasteve me COVID-19

0
57

Autoritetet neozelandeze po hetojnë mbi mundësinë që rritja e rastet me Covid-19 në më shumë se tre muaj, ta ketë origjinën nga mallrat e importuara frigoriferike, ndërkohë që vendi festoi, si i pari në botë, eliminimin e virusit.

Kryeministrja Jacinda Ardern sqaroi se mori vendimin për vendosjen e kufizimeve të ashpra në Okland si dhe kufizimet e udhëtimit në vend, pasi rastet e reja u zbuluan në një familje të vetme.

Misteri i infeksionit ka shqetësuar zyrtarët e shëndetit, të cilët thonë se janë të sigurt se nuk ka pasur transmetime lokale të virusit për 102 ditë dhe se kjo familje nuk kishte udhëtuar jashtë vendit.

Menaxheri i Përgjithshëm i Shëndetit, Ashley Bloomfield raportoi se janë kryer teste në një depo frigoriferike në Okland, ku punonte një anëtar i kësaj familjeje të infektuar, produktet e së cilës i përkisnin kompanisë ”Americold”./ATSH