“Hesht se je femër!”

0
159

Nga Emine Bajrami

Hesht se je femër,
Zërin mos e ngrit!
Shuj, s’bën me fol
Kështu e kemi traditë!

Shuj, se është marre
Çika shumë me fol,
Djali bën çka bën
Kush se merr nëpër gojë!

Hesht kur t’bëhesh nuse
Se gjithve na keshin
S’bën me t’u ni zani
Nuset e mira heshtin!

A keq, a mirë ke puna
Gojën mos e çel.
Duhesh veç me punu,
Se puna është nder!

Filanja sa nuse “sikushi”
Heshti edhe kur i bënë padrejtësi
Ndaj hesht dhe ti
Mos t’del zani n’kojshi!

Ngoje filanin e filanen
S’ban me ua kthy fjalën
Po të nihet zani
E çudit mahallën.