Heroina Vasfije Krasniqi ka një porosi përmes emisionit Oxygen

0
70

Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja që foli publikisht për dhunimin seksual që përjetoi gjatë luftës në Kosovë, ka pranuar që përmes emisionit Oxygen të bëjë një thirrje.

“Nuk mundesh me sha dikë që i ka ndodhur diçka pa dëshirë, neve na ka ndodhur diçka pa dëshirë, dhe është marre për një burrë mos me mbrojt atë femër. Pas 20 vjet luftë, i qajmë ata që kanë vdekur, i qajmë shtëpitë që janë ndjekur, e ne nuk përmendemi as si një ahur që i është djegur dikujt, Duhet me u ba pak më të ndjeshëm për ne, sepse nuk e kemi lehtë”, ka thënë ajo.

Ndërsa të dhunuarve u tha se nuk duhet dorëzuar, duhet luftuar, ngase jeta vazhdon.

“Duhet me u bam ë të forta, me fol, por nuk duhet me fol nëse familja nuk e përkrahë. Mua më shkruajnë shumë, sepse nuk kanë me kënd me fol. Po bëjnë shumë për ne, por sikur se që ja besojmë njëra tjetrës askush nuk mundet. Unë do jem e gatshëm për to, në gjithçka”, tha Krasniqi./OxygenPress.info