“Heroina ime, je Ti!”

0
178

Në këtë kohë pandemie nuk guxojmë t’i harrojmë filizat e pranverës së Kosovës, të ardhmen tonë – fëmijët tanë. Për t’i ndihmuar ata që të tejkalojnë këtë kohë të zymtë karantine kolektive, enkas për ta vjen “Heroina ime, je Ti!”, tregim për fëmijë mbi COVID-19.
Një libër i ri me tregimin që synon të ndihmojë fëmijët të kuptojnë dhe pranojnë realitetin e krijuar nga COVID-19 është një produkt i realizuar nga një bashkëpunim i më shumë se 50 organizatave që punojnë në sektorin humanitar, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit, (WHO) Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Komisariati i Lartë i Kombet e Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC / IFRC) dhe Save dhe Children.
Heroina ime, je Ti!
Nëpërmes një krijesë imagjinare që quhet Ario, libri “Heroina ime, je Ti!” – si munden fëmijët ta luftojnë COVID-19, shpjegon se si fëmijët mund të mbrojnë vetën e tyre, familjarët dhe miqtë e tyre dhe si të menaxhojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre kur ballafaqohen me një realitet krejtësisht të ri i cili po ndryshon me shpejtësi marramendëse.
Libri – i dedikuar kryesisht fëmijëve nga mosha 6-11 vjeç – është një projekt i Grupit Referent i Komitetit të Përhershëm Ndër-Agjenci mbi Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psiko-sociale në Situata Emergjente, një bashkëpunim unik i agjencive të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare që ofrojnë shëndetin mendor dhe mbështetje psiko-sociale në situata emergjente.
Në fazën e hershme të këtij projekti, mbi 1.700 fëmijë, prindër, kujdestarë dhe mësues/e nga e mbarë bota (104 shtete), ndanë mënyrat se si po e përballonin pandeminë COVID-19. Inputet e marra kanë qenë me vlerë të pakrahasueshme për përpiluesen e skriptit dhe ilustruesen Helen Patuck dhe ekipin e projektit duke u siguruar kështu që tregimi dhe mesazhet i tij të përmbajnë rezonimin e fëmijëve nga prejardhjet dhe kontinentet e ndryshme.
Për të arritur tek sa më shumë fëmijë edhe në Kosovë, ashtu siç po arrinë edhe tek fëmijët e mbarë botës, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, falë angazhimit vullnetar të dy bashkëkombasëve tanë, po e sjellë në gjuhën shqipe librin e pëkthyer për Ju.
Ky libër është lëshuar si një produkt në internet, por edhe si libër në audio format në gjuhën angleze dhe besoj së shpejti edhe audio formatin do e sjellim për Ju në gjuhën shqipe.
Libri në gjuhën shqipe https://interagencystandingcommittee.org/…/My%20Hero%20is%2…
Mirënjohës ndaj çifiti të bashkëatdhetarëve tanë Znj. dhe Z. Pasoma!