Hemoglobina e ulët, shenja e parë e anemisë

0
258

Mjekët thonë se hemoglobina e ulët është shenja e parë e paraqitjes së anemisë te njeriu.

Anemia është si pasojë e mungesës së hekurit që është edhe tipi më i shpeshtë.

Por, për të precizuar duhet bërë diagnozën dhe analizimin e mirë të të gjitha parametrave të pasqyrës së gjakut, thonë mjekët.

Përveç nivelit të ulët të hemoglobinës, mjekët thonë se duhet konfirmuar edhe vlera e vetë hekurit, përkatësisht nivelit të feritinit.

Format më të shpeshta të anemisë mund të jenë si pasojë e deficitit të vitaminës B12 dhe acidit folik.

Pacientët të cilët përballen me këtë lloj pagjakësie shpesh kanë simptoma të ndryshme dhe duhet dërguar për kontroll te neurologu, ose gastro-enterologu, pasi kanë probleme me mpirje dhe lukthin.