Hazard befason me një deklaratë shqetësuese

0
63

Eden Hazard është ndër futbollistët më të përfolur për një transferim të mundshëm te Real Madridi. Megjithëse vazhdimisht shprehet se është i lumtur te Chelsea, mediet pothuaj çdo ditë spekulojnë për largimin e tij nga “Stamford Brigde”.

Mirëpo, së fundi, ai ka befasuar me një deklaratë shqetësuese, pasi thotë se ndihet i lodhur nga ngarkesa e tepërt.

“Më besoni, unë jam i lodhur! Por, mendoj se ende jam në gjendje të mirë për të luajtur. Vitin e kaluar kam pasur një lëndim me kyçin e këmbës, që e kam vuajtur për tre muaj. Pra, kjo është arsyeja, pse jam i freskët tani. Dhe kur je i lumtur në fushë, mund të provosh disa gjëra. Unë jam vetëm duke e shijuar atë që bëj personalisht në fushë dhe si pjesë e ekipit”, ka thënë mesfushori belg, i cili ishte bartës i lojës së koimbëtares së tij në Botërorin e këtij viti në Rusi.

Sa i përket situateës së tij te Chelsea, Hazard është shprehur: “Në shtatë vitet e fundit te Chelsea, gjithnjë kam qenë i gëzuar, në paqe me veten time. Kur jam në fushë, përpiqem të shpërndaj lumturi, së pari për veten dhe pastaj për tifozët, që e shikojnë lojën. Këtë kampionat po bëjmë mirë. Kësisoj, jam i lumtur që luaj me Chelsean në këtë moment./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu