Harrohet Lah Nimani

0
399

Lah Nimani u lind me 15 Shtator 1939 në fshatin Kostërc, Skenderaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesme në Prishtinë (Shkolla normale) për të vazhduar studimet në Beograd (Fakuleti i Edukatës Fizike ). Gjatë studimeve në Beograd ai kishte fatin të punonte me një profesor të zotin i cili e mësoj shumë gjëra të sporteve luftarake dhe këtë Lahu e shfrytëzoi mjaft mire dhe sjelli mësimin a atjeshëm në vendin tonë çka nuk e kishte bërë asnjë shqiptar më pare.

Fillimisht Lah Nimani të cilët të gjithë e kishin njohur me nofkën “BACA LAH” pas diplomimit ishte punësuar si Arsimtar i edukatës fizike në qytetin e Mitrovicës. Pas një kohe fillon të punoj në klubin e boksit “Akumulatori “ ku ishte edhe zanafilla e parë për boksin e atëhershëm. Pas suksesit që kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe në mes të stinorit 1973-74 baca Lah transferohet në ekipin e Prishtinës. Ekipi i Prishtinës kishte boksier të shkëlqyer mirpo i mungonte një strateg i cili do të arrinte suksese me ta. Prishtina u bë ekip me nam jo vetem në Kosovë por edhe në tërë ish-Jugosllavinë. Boksieret si Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, e shumë tjerë filluan që popullit tone t`ju sjellin medalje krejt këto falë punës së palodhshme të Lah Nimanit.

Lah Nimani fitoi çdo gjë në boksin amator duke fituar pesë here titullin e ish-Jugosllavisë, gjashtë herë nënkampion i ish-Jugosllavisë dhe tre here vendin e tretë në ish- Jugosllavi. Ai përgaditi për katër herë boksier për Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike si trainer  në Moscow (1980) të Rusisë me boksierin serb, Sllobodan Kacar, çka asnjë shqiptar deri më sot nuk ka sjell medalje të artë.  Për Lah Nimanin të flasim na duhen ditë dhe muaj të tërë por është ky njeri i cili tashmë është legjendë dhe puna e tij sdo të harrohet kurrë, sepse janë gjeneratat të cilit brez pas brezi do të mësojnë për të.  Edhe boksieret tanë shqiptar që e mbrojnë identitetin tone kombëtar dhe me namë si Luan Krasniqi, Elvir Muriqi etj, u mbetet pikë në zemer se do të arritnin më shumë në boksin amator dhe profesionist po të kishin punuar me profesorin e boksit Lah Nimani. Në vitin 1998 Lah Nimani shkoj ta vizitonte të birin në Oklahoma të Amerikës, atëhere filloj lufta në Kosovë dhe mbeti në SHBA.

Me datën 21.02.2008 trajneri Legjendar Shqiptarë Lah Nimani vdiq pas një sëmundje të shkurtë në Amerikë, ndërsa me 2 Mars 2008 u varros në vëndlindje.

Ai fitoi çdo gjë në boksin amator, ndërsa boksit kosovar i solli të gjitha medaljet e mundshme me vlerë. Po i cekim me modesti të arrituarat e papërsëritshme me boksier shqiptar:

Medaljet e kampionateve evropiane :
Bajram Hashani – (1975 – Katowice, Poloni – medalja e bronzt)
Mehmet Bogujevci – (1977 – Halle, Gjermani – medalja e bronzt)
Aziz Salihu – (1981 – Tempere, Finlandë – medalja e bronzt)
dhe (1985 – Budapest, Hungari – medalja e bronzt)
Sami Buzolli – (1981 – Tempere, Finlandë – medalja e argjendtë)
dhe (1983 – Varne, Bullgari – medalja e argjendtë)
Nysret Rexhepi – (1983 – Varne, Bullgari – medalja e bronzt)

Medaljet e kampionateve botërore:
Mehmet Bogujevci – (1978 – Beograd, Serbi – medalja e argjendtë)
Sami Buzolli – (1982 – Mynih, Gjermani – medalja e bronzt)

Medaljet e Lojrave Olimpike:
Aziz Salihu – (1984 – Los Angjelos, SHBA- medalja e bronzt)

Medaljet e Lojrave Mesdhetare:
Mehmet Bogujevci – (1979 – Split, Kroaci – medalja e artë)
Aziz Salihu – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Agim Latifi – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Fatmir Makolli – (1987 – Lataki, Siri – medalja e argjendtë)
Afrim Majanci – (1987 – Lataki, Siri – medalja e bronzt)

Këto ishin medaljet që i ka fituar me boksier shqiptar, ndërsa vlen të përmendet se Lah Nimani ka fituar edhe shumë medalje tjera me komunitetet e tjera që jetonin në ish-Jugosllavi, e që kanë vlerë të madhe. Ato janë këto:

Sllobodan Kaçar – (1980 – Moskë, Rusi – medalja e artë)
Damir Skaro – (1988 – Seoul, Korea Jugore – medalja e bronzt)

Gjithë këto medalje nuk dojnë koment flasin vetë.