Haradinaj nuk merr pjesë në seancën e sotme në Speciale, refuzon në shenjë proteste për trajtimin

0
102

Ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka refuzuar që sot të jetë pjesë e seancës së radhës në procesin e Gjykatës Speciale në Dhomat e Specializuara.

”Nuk dëshiron të marrë pjesë, mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësimi në emër të tij. Ai më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, është shprehur mbrojtja e Haradinajt para gjykatësit, njofton Klan Kosova.

Këtë veprim të Nasim Haradinajt e mirëpriti gjykatësi i procedurës, ndërsa shtoi se e konsideron këtë refuzim të tij si mosvetdeklarim rreth fajësisë apo pafajësisë së tij.

Gjatë pjesës së parë të seancës që sapo ka nisur, Gucatit e Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohen fajtor ose të pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tyre të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.