Hapet tenderi për ndërtimin e bazës së monumentit “NEW BORN”

0
130

Pas gati 11 vitesh, Komuna e Prishtinës ka hapur tender që të ndërtohet baza për monumentin e “New Born”, si një prej kërkesave më të zëshme të autorit Ismaili.

Për ndërtimin e bazës së “New Born” janë paraparë të jepen 23 mijë e 532 euro. Sipas përshkrimit teknik të dosjes së tenderit, baza e monumentit është paraparë si një pllakë masive nga betoni i armuar me trashësi 20 centimetër. Ndërsa themelet në akordim me elaboratin e statikës janë parapa si themele shiritore me dimensione 40X60 centimetër.

Ndërkaq, për të mbrojtur nga lagështia monumentin, është parapa që pllaka të hyhet me ngjyrë mbrojtëse, me tre shtresa.

Për herë të parë kur ishte vendosur monumenti “New Born” pati ngjyrë të verdhë./Ndertimi/OxygenPress.info