Është hapur edhe një shkollë shqipe në qytetin Offenbach të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Në ditën e djeshme kjo shkollë hapi dyert për nxënësit dhe prindërit e kësaj rrethine.
Bashkë me prindërit, prezentë ishin edhe përfaqësuesit e konsullatës së Republikës së Kosovës, Fatmire Musliu dhe Fidan Ibrahimi.
Ndërkohë që për prindërit dhe nxënësit u organizua një koktej rasti.
Prindërit u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për funksionimin e shkollës shqipe.