“Hanibali i nëntokës” të premtën premierë në Ferizaj

0
107

Me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit,  këtë të premte vjen shfaqja “Hanibali i nëntokës. Kjo premierë do të mbahet në  teatrin “Adriana” në Ferizaj.

“Hanibali i nëntokës” është një shfaqje e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga pre historia deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione të ndryshme.

Premiera do të mbahet me datën 15 shkurt 2019, duke filluar nga ora 20:00. Repriza shfaqet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja është gratis.

Në këtë shfaqje luajnë: Mevlan Saraqi, Ali Krasniqi, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Urata Shabani dhe Dashuri Rexhepi.