Halil Kastrati njofton se 51 shtëpi do të ndërtohen në komunën e Mitrovicës

0
118

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë edhe 51 shtëpi, në komunën e Mitrovicës. Këtë e ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati, shkruan OxygenPress.

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes shoqatës që ai drejton dhe Komunës së Mtrovicës.

Ky është shkrimi i plotë i Kastratit:

51 shtepi do te ndertohen ne komunen e Mitrovices. Sot u nenshkrua memorandumi bashkepunues mes Shoqates sone dhe komunes se Mitrovices per ndertimin e 40 shtepive ku per secilen familje komuna do te partecipon me shumen prej 5 mije eurove. Per krejt keto shtepi komuna e Mitrovices siguron edhe parcelen per ndertimin e shtepive. Kesaj miresie ju bashkangjiten edhe djemt e Mitrovices ku do ti ndertojn 10 shtepi ne kete komune. Edhe kryetari i komunes se Mitrovices shprehi deshiren qe nje shtepi komplet ta financoj aj personalisht. Gjithesej 51 shtepi ne Mitrovice. Na prifte e mbara. Bamires Zoti kurr mos ju humbte./OxygenPress.info