Halil Kastrati e bënë një familje me banesë gjatë emisionit Oxygen Show

0
523

Një nënë vetushqyese, Luljeta Baftjari, me katër fëmijë, tashmë është bërë më banesë.

Në emisionin Oxygen Show, Halil Kastrati me Shoqatën e Jetimat e Ballkanit ai ua dha çelësin.

Teksa familja ishte verifikuar nga Policia e Kosovës në Gjilan dhe e kishin paraqitur rastin në Shoqatë, ata bashkëpunuan me ekipin e emisionit dhe e sollën familjen në studio, pas informatave që Shoqata kishte vendosur të ju dhuronte banesën.

Familja nuk e dinte që do i dhurohej banesa, e Kastrati nuk e dinte që familja ishin të pranishëm, por do njoftonte se kanë përzgjedhur një familje.

Kryefamiljarja me lot gëzimi falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar.

Ndër të tjera kjo familje dot të ketë edhe pagë për dy nga katër fëmijët e saj.

Familja jeton në Gjilan dhe aty edhe do të ketë banesë, ku tashmë kanë hyr në të. Ajo është e mobiluar dhe ka 90 metra katror./OxygenPress.info