Halil Kastrati dhuron një shtëpi përmes futbollit

0
220

Në Gjenevë të Zvicrës për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, do të organizohet një mbrëmje humanitare. Aty do të dhurohet një shtëpi përmes futbollit, shkruan OxygenPress.

Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë humanisti i njohur kosovar Halil Kastrati, ish lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrave te ndryshme evropiane Lorik Cana dhe ylli kosovar i Liverpoolit Xherdan Shaqiri.

Mbrëmja do të organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC në Zvicër.

“Vitin e kaluar është organizuar një turne futbolli dhe nga të ardhurat, është arritur që të tubohen paratë për ndërtimin e një shtëpie për familjet në nevojë në Gjilan. E njëjta gjë do të ndodh edhe këtë vit. Kanë shprehur dëshirë edhe futbollistët që të marrin pjesë”, ka thënë Halil Kastrati në emisionin e OxygenShoë.

Yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu sikurse Halil Kastrati i cili u bë i njohur duke i ndihmuar të varfërve me Shoqatën e tij bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.

“Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitare. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme”, ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social Facebook, ditë më parë./OxygenPress.info