Gurakuq Dobruna-LIRINDJA; Veprat e tij do të RILINDIN çdo ditë që vjen

Ka ndërruar jetë një nga ikonat e qytetit të Gjakovës.

Gurakuq Dobruna njihet nga të gjithë për punët e tij që ka bërë si dizajner, fotograf, artist, por mbi të gjitha, një kritik i madh dhe në mënyrë kreative, për zhvillimet në vend.

Ai është dizajner i “Lirindja” një revistë/fotografi satiriko-artistike, që secili ka parë patjetër një nga to.

Ndër ato që mbahet mend më së shumti është fotografia me gratë shqiptare, të cilat shpërfaqën historinë e Kosovës në botë.

Ai njihet si një atdhetar i madh dhe vjen nga një familje po e tillë.

Ka qenë pjesëtar dhe veteran i UÇK-së.

Ai ka vdekur sot pasi ishte shtrirë në spital tash e gjashtë ditë dhe ishte në gjendje kritike. Dobruna pati një sulm të papritur në tru dhe nuk ka arritur të rikuperohet.

/oxygenpress.info